Vuçiq: Këshilltarët e Macron dhe Scholz propozuan një kornizë të re për dialogun

Një bisedë telefonike është zhvilluar në mes Presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe të dërguarve të BE-së. Pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq ka treguar se atij i është ofruar një kornizë e re nga këshilltarët e Presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, e njëherësh edhe nga i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Lajçak lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përgjatë mbrëmjes të së premtes, ka pasur një bisedë me dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, si dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Sipas tij, biseda “nuk ka qenë e lehtë”.

Vuçiq ka thënë se përgjatë bisedës, atij i është ofruar një propozim nga të dërguarit e BE-së për bisedimet në Bruksel për një kornizë të re, e cila do të çojë në zgjidhjen përfundimtare të të gjitha çështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Biseda nuk ishte aspak e lehtë dhe në thelb mund të them disa gjëra: Përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme”, ka thënë Vuçiq, pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, transmeton Tanjug.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pritur në takim dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, si dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Të dërguarit e BE-së janë pritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës nga i pari i ekzekutivit.

Pas takimit, Lajçak u deklarua për media, por nuk dha detaje në lidhje me diskutimet që ishin bërë për më shumë se dy orë me kryeministrin Kurti.

Lajçak nuk jep detaje nga takimi me Kurtin

Lajçak vetëm tha se me Kurtin ka diskutuar për ta sjellë një dinamikë më të madhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tashmë, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke larguar dokumentet hyrëse-dalëse.

Ndërkaq, më 1 shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të saj për riregjistrimin e targave të makinave në RKS.

Nis takimi në mes të Kurtit dhe të dërguarve të BE-së

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika