Vuçiq: Kosova synon t’i imponojë vendimet e saj me mbështetjen e perëndimit

Presidenti serbe Aleksandar Vuçiq ankohet se Kosova mund të ndihmohet nga fuqitë perëndimore për ta zbatuar vendimet e saj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Republika e Kosovës nëpërmjet mbështetjes nga shtetet perëndimore ka synim që t’i realizojë vendimet e Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e targave “KM”.

“Nuk besoj që ata duan bisedime serioze por mendojnë se në fund të fundit mund të imponojnë planet e tyre me mbështetjen e perëndimit”, ka thënë Vuçiq.

Më tej ai për këtë çështje ka njoftuar se në javët e ardhshme do të këtë interesim të shtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), dhe Bashkimit Evropian(BE) për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtë e ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Tutje Vuçiq ka vazhduar mohimin e pavarësisë së Kosovës, pasi për të, “reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti Serbisë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin të cilin e kemi shpallur njëjtë siç nuk mund të sillemi neutral ndaj vetes apo të marrim vendime të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor”.

Ai ka përfunduar duke shpresuar se fuqitë perëndimore do të bëjnë presion politik mbi Republikën e Kosovës  për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika