Vuçiq: Kurti është fajtori kryesor për gjendjen në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen aktuale në veri.

Sipas tij, kreu i Qeverisë ka dëshirë të shkaktojë konflikte në Kosovë.

“Edhe pse kemi muaj që kemi thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë dhe ajo është për të shkaktuar konflikte në Kosovë, pak kush ka dashur të dëgjojë të vërtetën. Ai dëshiron një konflikt mes NATO-s dhe serbëve”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka theksuar se serbët e mbledhur në komunat e veriut, janë grumbulluar për t’i përdorur ndërtesat e tyre.

“Në mëngjes i kanë pritë KFOR-i dhe teli gjembor, është dashur t’u ndalohet hyrja kryetarëve të komunave që Kurti i ka zgjedhur në tualet, apo kabinet, ky kryetari i rremë i Leposaviqit është ende në ndërtesë”, ka theksuar Vuçiq, shkruan Tanjug.

Presidenti serb ka deklaruar se zyrtarët serbë kanë biseduar me zyrtarët e KFOR-it.

“Serbët kanë kërkuar tërheqjen e Policisë dhe kryetarëve të rremë. KFOR-i ka kërkuar që të kalojnë veturat e ROSU-s. Nuk kanë lejuar dhe kështu ka nisur aksioni i KFOR-it kundër serbëve. Ata kanë nisur t’i godasin”, ka thënë ai, derisa ka shtuar se KFOR-i ka nisur sulmin dhe jo protestuesit.

Vuçiqi ka deklaruar se njësia ROSU ka vendosur snajperë në komunat e veriut, duke shtuar se KFOR-i ka gjuajtur me plumba gome.

“Katër persona janë arrestuar, 41 ushtarë të KFOR-it janë lënduar, shumica prej tyre italianë dhe hungarezë”.

Vuçiqi ka ftuar serbët e Kosovës që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n “jo pse kemi frikë por sepse këtë e do Kurti”.

Vuçiqi ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë mend Kurtit, por ka shtuar se nuk do ta lejojnë përndjekjen dhe vrasjen e serbëve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika