Vuçiq: Kurti kërkoi vetëm targat ‘RKS’

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk kishte pranuar targa neutrale dhe njëherësh, ai kishte kërkuar vetëm targa "RKS". Ndër të tjera, Vuçiq ka thënë se shpreson që deri me një shtator të gjendet një zgjidhje

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova ka dy synime e që janë shfuqizimi i shtetit serb në Kosovë dhe ‘dëbimi i serbëve’.

Pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiq ka thënë se Beogradi kishte propozuar targa me status neutrale “KS” mirëpo, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është pajtuar dhe ka kërkuar që ato të jenë “RKS”.

“Kuptimi i gjithçkaje është se çfarëdo që ne pranojmë apo nuk pranojmë, ata refuzojnë gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Ai, gjithashtu ka thënë se mesazhi i tij për Kosovën është se Serbia do të mbrojë popullin e saj në Kosovë kinse nga persekutimet, duke theksuar se nuk do të ketë refugjatë.

“Sido që të jetë, mesazhi ynë për popullin e Kosovës dhe Metohisë është se nuk do të ketë kolona refugjatësh, ne do ta mbrojmë popullin tonë nga masakrat dhe persekutimet. Ata u hodhën si të përvëluar, refuzuan gjithçka”, ka thënë Vuçiq.

Siç tha ai, pala prishtinase kërkoi një diskutim për një marrëveshje të përgjithshme prej gjashtë pikash, duke përfshirë shqyrtimin e marrëveshjeve të mëparshme si parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe (njohja e përgjithshme, hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare), zgjidhja e problemeve nga e kaluara (të zhdukura, zgjidhja e problemi i përdhunimeve, personave të zhvendosur, shkatërrimi i pronës private dhe kthimi i objekteve të vjedhura, dëmshpërblimet e luftës që do të paguhen nga Serbia), bashkëpunimi në të ardhmen, respektimi i pakicës shqiptare në Serbi, rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe marrëveshjeve përfundimtare.

Vuçiq: Në veri të Kosovës është intensifikuar çdolloj aktiviteti i inteligjencës, kërkuam nga Lajçak që të fillojë zbatimin e ascociacionit të komunave serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka theksuar se çdolloj aktiviteti i inteligjencës në veri të Kosovës është intensifikuar dhe se Serbia ka kërkuar nga Lajçaku që të fillojë zbatimin e ascociacionit të komunave serbe.

“Kemi kërkuar që të hapet çështja e formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe dhe disa gjëra të tjera”, tha ai, gjersa ka theksuar se ka kërkuar nga NATO-ja që të bëjë punën e saj dhe të sigurojë paqen për serbët në veri, në mënyrë që ata të mos kërcënohen nga policia shqiptare.

Ai ka thënë se shpreson që në dhjetë ditët e ardhshme të arrijnë një zgjidhje të pranueshme derisa ka theksuar se problemet për serbët nuk do të pushojnë asnjëherë, transmeton “Danas“.

Presidenti Vuçiq ka theksuar se nga viti 1999, dëbimi “i forcave të sigurisë” u bë terror ndaj popullatës serbe, dhe si rrjedhojë sipas tij, kjo shkaktoi përndjekjen e 200 mijë njerëzve dhe grabitjen e banesave e të shtëpive.

Ndonëse u takuan dy herë përgjatë vitit 2021, negociatat në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk patën ndonjë rezultat konkret.

Më 18 gusht 2022 ata u ritakuan sërish në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Përgjatë këtij takimi, presidenti Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi ka caktuar një takim në Beograd me serbët nga Kosova.

Takimi ishte paralajmëruar të mbahej të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, raporton mediumi serb, Novosti.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika