Vuçiqi me Macronin në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Paris, ku të hënën do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Vuçiq ka njoftuar se do të diskutojë për 14 tema me presidentin francez nga industria e agrikultura, deri te inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Paris, ku të hënën do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Më 8 prill, Vuçiqi publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën tha se ndihet “në ethe dhe përgjegjës para takimeve të sotme”.

Më herët, ai ka paralajmëruar se ka vënë një kurorë lulesh te pllaka e memorialit “Besnikëri për besnikëri”, para Pallatit të Invalidëve në Paris, i cili është simbol i aleancës ndërmjet popullit serb dhe atij francez në dy luftëra botërore.

“Franca dhe populli i saj gjithmonë do të na kenë partnerë të besueshëm dhe miq që i duan ata, siç na ka dashur Franca neve. Lavdi paraardhësve tanë dhe rroftë miqësia serbo-franceze”, ka shkruar presidenti serb.

Bisedimet ndërmjet Vuçiqit dhe homologut të tij francez, Macron, pritet të nisin rreth orës 8 të mbrëmjes, pas së cilës është paraparë edhe mbajtja e një konference të përbashkët për media, e pasuar nga një darkë në mes të udhëheqësve.

Para nisjes së tij drejt Parisit, Vuçiqi ka njoftuar se do të diskutojë për 14 tema me presidentin francez – nga industria e agrikultura, deri te inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore.

Më 5 prill, Qeveria e Serbisë miratoi një Memorandum të Mirëkuptimit me kompaninë energjetike franceze EDF, për vënien e një marrëdhënieje bashkëpunimi për tranzicion energjetik, e cila, siç ka shpjeguar Ministria e Energjisë e Serbisë, krijon kushtet për një partneritet strategjik në vlerësimin e potencialit për zhvillimin e një programi bërthamor civil në Serbi.

Pallati Elize ka njoftuar më herët se dy udhëheqësit do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, se Macron do të “konfirmojë angazhimin e tij dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë”, dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian.

Franca dhe Gjermania kanë ideuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilën dy palët e pranuan në fund të shkurtit të 2023-tës në Bruksel – ndërsa palët u pajtuan për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes në mars të të njëjtit vit, në Ohër.

Ky do të jetë takimi i njëzetë ndërmjet Vuçiqit dhe Macronit deri më sot./ REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika