“Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani evropian për Kosovën, por ne kemi shprehur një kundërshtim të qartë dhe të madh – se nuk ka bisedime për njohje reciproke, njohje, apo anëtarësim të Kosovës në OKB”.
Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
I njëjti ka bërë të ditur se të njëjtën ia kishte bërë të qartë presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Mynih, të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.
Vuçiq tha gjithashtu se është i hapur për të diskutuar gjithçka tjetër, transmeton N1.
Krahas kësaj, Vuçiq tha se në takimin e djeshëm në Bruksel, nuk është rënë dakord, por se qëndrimi i Serbisë është që njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk mund të përfshihet në planin e zbatimit dhe se bisedimet për këtë çështje janë në vijim.