Vuçiq në takim me Lajçak insiston për formimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takimin me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka theksuar me ngulm nevojën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

I dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një takim me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbia është e hapur për dialog dhe angazhim për t’i respektuar marrëveshjet ekzistuese.

Siç raporton N1, Vuçiq në takim me Lajçak ka theksuar nevojën për formimin e Asociacionit, duke shtuar se vendi i tij qëndron për deeskalim, paqe dhe stabilitet në rajon.

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia në Bruksel do të marrë një grup ekspertësh, me të cilët, do të diskutojë për draftin e Asociacionit.

Pas takimit që ai dhe Vuçiq e kishin me emisarin evropian për dialogun, Petkoviq u shpreh i “ngazëllyer” që më në fund siç ka thënë po nisin bisedimet për draft-statutin e Asociacionit.

Ndërsa, më 7 nëntor, Lajçak vizitoi Kosovën, ku diskutoi me përfaqësuesit e Qeverisë dhe të opozitës për draft-statutin e ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Propozimi i ri “për një model modern evropian” për draft-statutin e Asociacionit u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë nga anëtarët e “Pesëshes së Madhe” gjatë vizitës së tyre në këto dy shtete më 21 tetor.

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, duke argumentuar se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Megjithatë, gjatë një takimi me liderët evropianë në Bruksel më 26 tetor, Kurti tha se ka pranuar draft-statutin e ri të propozuar.

Dokumenti i këtij draft-statuti nuk është bërë publik. Megjithatë, Kurti ka thënë se ai është shkruar më shumë në kujdes ndaj germës sesa frymës së Kushtetutës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika