Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë adresimit të tij në seancën e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka hedhur kritika mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se serbët e Kosovës po diskriminohen ndërsa siç thotë ai në vend se të dënohet, “regjimi” i Kurtit, ai po shpërblehet.
Vuçiq theksoi se kjo e karakterizuar me një strategji çon drejt largimit nga zgjedhjet e mundshme për mbrojtje të popullatës në këtë territor.
“Të punësuarit në institucione ende përballen me frikën ditore nga regjimi i Kurtit që po e kryen në përmasa të mëdha… Këto çështje janë disa ku autoritetet e Kosovës përfaqësojnë diskriminim të shkallës së lartë… Në vend që të sanksionet regjimi i Kurtit, po shpërblehet”, u shpreh ai.
Ai ka vë në pah disa pika kritike duke thënë se Serbia ka përfshirë edhe shpjegimet në detaje përmes të cilave “institucionet vazhdimisht kanë krijuar kushte të këqija të jetës për serbët”.
Vuçiq potencon se “përpjekja” për ta ndaluar përdorimin e dinarit në territorin e Kosovës sipas tij është ende në efekt.
“Serbia i ka prezantuar Këshillit të Sigurimit se të gjitha veprimet,.. sulmet e vazhdueshme kundër civilëve serbë për dhunën fizike ndaj tyre… Largimet e transaksioneve në kesh në dinar ka vështirësuar jetën ditore të serbëve dhe minoriteteve tjera që pranojnë të hyrat e tyre në dinarë. Megjithatë një përpjekje e tillë për të ndaluar përdorimin e dinarin përmes një fushate të gjerë sistematike kundër civilëve shqiptarë është ende në efekt. Albin Kurti ka folur para juve se u jep serbëve tre muaj periudhë tranzicionale ku të drejtat do të mohohen për pranimin dhe dërgimin si vlerë monetare. Askush në Prishtinë nuk e ka përdorur këtë periudhë dhe të gjitha kanë filluar të implementohen menjëherë”, shtoi më tej ai.
Duke e quajtur Kurtin si kreun e negociatave, Vuçiq thotë se Kurti “është pjesë e persekutimit ndaj serbëve civil duke konfirmuar se një vendim i njëanshëm për të larguar dinarin nga Kosova ka ndikuar te banorët”.
“Shtypja paralele e Prishtinës ndaj serbëve vetëm është përforcuar, nga sesioni i fundit 16 sulme me motiv etnik ndaj serbëve përfshirë edhe sulmet me armë banorët serbë në Graqanicë, të të kthyerit serbë në Perëndim të Kosovës, vazhdimi i mbajtjeve të pajustifikuara, dhuna policore e heqjes së tabelave të kerreve dhe tabelave në komunat serbe në veri të Kosovës, vazhdimësi e sulmeve ndaj minoriteteve serbe në farmacitë kosovare në Mitrovicë të Veriut në Zubin Potok… në anën tjetër përderisa raporti i UNMIK-ut është preciz i mungon ndërlidhja e këtyre eventeve përgjatë një periudhe të caktuar kohore”.
Vuçiq ka deklaruar se me mbajtjen e procesit të votimit në veri, serbët lokalë pësuan dhunë fizike nga autoritetet policore.
“Prishtina kishte rritur numrin e të regjistruarve. Në këto komuna që janë 5.7 për qind më shumë se në vitin 2021, mes tetori 2021 dhe marsit 2024, 2498 votues janë shtuar dhe numri i votuesve shqiptarë është rritur artificialisht… vendimi për të bojkotuar referendumin është i kuptueshëm dhe i vetmi vendim i mundshëm për shkak se ata atje persekutohen, dëbohen nga Kosova dhe regjistrohen shqiptarë që nuk jetojnë aty. Dënohen qytetarët deri më 2000 euro nëse nuk dalin në referendum dhe kryejnë edhe dhunë fizike…”, tha ai.
Teksa ka folur mbi sulmet e pretenduara ndaj serbëve, presidenti serb ka shtuar se e dënon sulmin në fshatin Banjskë.
Po ashtu, Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për zbatimin e dialogut teksa e fajëson Kosovën se kjo e fundit është ajo që po refuzon ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
“Si partner i besueshëm dhe përgjegjës ne jemi përkushtuar për zbatimin e dialogut dhe kemi bërë kondicione të dhimbshme në mënyrë që serbët në Kosovë të kenë paqe dhe respekt për të drejtat e tyre fundamentale,, përkundër kësaj ka persekutim të hapur me vite dhe në këto 11 vite Prishtina ende refuzon për ta zbatuar nevojën për themelimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe siç jemi marrë vesh më 2013… Ta bëj të qartë që Beogradi me insistimin që bën nuk paragjykon statusin e Kosovës, kjo ka të bëjë me një zgjidhje që do të ndalonte persekutimin e vazhdueshëm.. Po të themelohej Asociacioni prej 11 vitesh do të forconte pozitën dhe do të krijonte paqe mes komuniteteve por kjo është ajo që nuk e duan autoritetet e Prishtinës…”, tha ai.