Vuçiq nga Brukseli: Nuk do të jetë aq e lehtë për ata që mendojnë se mund të na shantazhojnë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas darkës jo formale të organizuar nga kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell për liderët nga Ballkani Perëndimor, ka folur për media duke thënë se do të caktojë një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare brenda 36 orësh përtë ndaluar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Vuçiq ka thënë se është i kënaqur me bisedimet e zhvilluara në darkën jo formale, por se nuk është i kënaqur me gjendjen e përgjithshme.

Sa i përket ”Open Balkan” ai ka thënë se ka mirëkuptim të sinqertë për çështje të ndryshme, veçanërisht me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mirëpo është Kosova ajo që po e prish ”matematikën” me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).

‘’Nuk do t’ju tregoj përralla dhe do t’ju them: ‘Ejani të flemë, çdo gjë do të jetë mirë nesër’. Unë nuk dua ta bëj këtë. Serbia duhet të jetojë dhe aq sa mund të luftojë për interesa jetike dhe kombëtare, do ta bëjë. Unë nuk kam frikë personale, jam veteran politik, ky është mandati im i fundit si president dhe është i imi të bëj gjithçka që mundem për vendin tim. Unë jam i interesuar për popullin dhe vendin tim’’, ka thënë Vuçiq, përcjell Tanjug.

Ai tha se më shumë i ka bërë përshtypje mirëkuptimi, para së gjithash nga përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

”Për ne situata është komplekse, e nesër do të jetë edhe më shumë sepse nesër Prishtina do të paraqesë kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Është shkelje e të gjitha marrëveshjeve, por ata nuk do të heqin dorë nga kjo dhe do të thonë se janë shtet i pavarur, gjë që siç thonë ata është konfirmuar në vitin 2010”.

”Ne po përballemi me një periudhë të vështirë sepse po e shfrytëzojnë situatën e Ukrainës duke thënë se ne jemi krahu i zgjatur i Rusisë”, ka deklaruar ai.

Vuçiq ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës po paraqiten si ”një luftëtar i madh kundër fashizmit dhe totalitarizmit rus’’.

Mirëpo ai shpreson se do ta sjellë Serbinë në ujëra më të qeta, por se nuk ka shumë alternativë ”përveçse të luftojmë në skenën ndërkombëtare për tërheqjen e mëtejshme të njohjeve të Kosovës’’.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika