Vuçiq: Nuk guxoj ta prezantoj të gjithë planin evropian

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë seancës së posaçme të Kuvendit të Serbisë, ka thënë se qëllimi “i ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te populli”.

“Qëllimi është të dal para jush dhe qytetarëve, dhe sinqerisht dhe haptazi të ndaj atë që na pret dhe çfarë po përballemi”, ka thënë Vuçiq në Kuvend, shkruan REL.

Më 2 shkurt, Kuvendi serb po debaton për raportin e Qeverisë në Beograd, lidhur me negociatat me Kosovën.

Me të mbërritur në Kuvend, opozita serbe mbajti pankarta me fotografinë e ish-politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq, me mbishkrimin “Do të përgjigjesh” si dhe “Vuçiq e tradhtove Kosovën”.

Seanca plenare po mbahet, pasi presidenti i Serbisë ka pranuar propozimin nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se nuk guxon të tregojë të gjithë planin evropian para Parlamentit, por vetëm pjesët më të këqija për Serbinë.

“Ajo që është më e rëndësishme është se plani është korniza politike, momenti në të cilin ndodh gjithçka”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se ekipit të diplomatëve evropianë dhe amerikanë, me të cilët ka biseduar më 20 janar në Beograd, i ka thënë se ka rezerva të mëdha për çështjen kyçe.

Kuvendi i Serbisë diskuton për Kosovën

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika