Vuçiq: Nuk ka vullnet në udhëheqjen e Serbisë për ta njohur Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ngulur këmbë se pavarësia e Republikës së Kosovës nuk do të njihet për aq kohë sa ai të jetë president. Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se propozimi i ardhur nga Gjermania dhe Franca do të diskutohet ngase i njëjti "nuk mund të hidhet nga dritarja"

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se nuk ka vullnet nga shteti serb për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe as anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Një deklarim i tillë, sipas Vuçiq, vije pas bisedës me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

“Ne mund të flasim për çdo gjë tjetër, edhe pse gjithmonë do të ketë tema që ata do të shpikin vetëm që ne të merremi me atë që u përshtatet atyre, vetëm që asgjë të mos jetë kurrë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, qoftë edhe në përputhje me aktet që ne kemi miratuar bashkërisht me mbështetjen e BE-së”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton Tanjug.

Pa dhënë detaje, Presidenti Vuçiq ka deklaruar se thelbi i propozimit gjerman dhe atij francez për Republikën e Kosovën është që Serbia të lejojë hyrjen e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Si rrjedhojë, Serbia do të merrte hyrje më të shpejtë në Bashkimin Evropian, dhe ndoshta përfitime të konsiderueshme ekonomike.

Pavarësisht lehtësimeve në proceset ndërkombëtare të saj, Vuçiq tha se është e papranueshme që Serbia ta ketë Kosovën si një anëtare të OKB-së. Megjithatë, ai ka thënë se një propozim i tillë do të diskutohet ngase i njëjti nuk mund të “hidhet nga dritarja”. Krahas kësaj, ai e ka cilësuar menaxhimin e BE-së sikurse një gabim të tyrin.

“Gabimi ynë më i madh është se ne pranuam që BE-ja menaxhon procesin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, dhe nuk arritëm ta ngrinim seriozisht çështjen e formimit të AKS-së”, ka deklaruar, transmeton Danas.

Ndonëse tha se KiE do të fillojë procedurën për pranimin e Kosovës në atë organizatë më 2 ose 3 nëntor, Vuçiq ka ngulur këmbë se pavarësia e Republikës së Kosovës nuk do të njihet për aq kohë sa ai të jetë president.

“Zëri i bukur i Albin Kurtit “

Presidenti serb Vuçiq, kur është pyetur nga një gazetar se kur do të caktohet afati i ri për targat për qytetarët serbë në Republikën e Kosovës.

Vuciq me sarkazëm i është përgjigjur duke thënë se “riregjistrimi i targave në Kosovë po shkon mirë”, duke theksuar se deri më tani “nëntë serbë e kanë bërë këtë, duke dëgjuar zërin e ëmbël të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika