Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar duke bojkotuar samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, pas emërimit të Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.
Vuçiq e ka quajajtur Rada Trajkoviqin, si “llum serb nga fundi i vaskës”, pasi ajo është emëruar këshilltare e Rashiqit, ndërsa Kurtit i ka dhënë epiteti “llum terrorist”.
“Zgjedhja e Rashiqit, një njeriu që fitoi më pak se një për qind, si dhe i Rada Trajkoviqit, e cila ishte në listën e tij, tregon se ata duan persekutimin, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve në Kosovë … tani kam disa gjëra për të thënë, para fjalimit zyrtar dhe takimit me Varheljin, nëse diskutohet për këtë”, ka dekalraur Vuçiq për mediumin Pink.
Më tej, ai ka shtuar se “nuk ka më keq” se Rashiq dhe Trajkoviq dhe se ata nuk kanë besimin e serbëve në Kosovë, “por besimin e agjencive perëndimore dhe të terroristit Kurt”.
Sipas të parit të Serbisë, reagimi i Bashkimit Evropian ishte i turpshëm për emërimin e Rashiqit.
I mënëhershem ka qën bojktimi i Vuçiqit ku ka thënë se “askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë më 6 dhjetor … udhëtoni si të doni, të gjithë nga Europa, të gjithë nga Ballkani Perëndimor, bëni shënime se si Serbia është fajtore për diçka”.
Vuçiq ka përfunduar duke iu drejtuar Kurtit që të ketë “kujdes të mos lëndojë asnjë serb, bashkë me kuislingët që ka zgjedhur”, sepse serbët bashkë me shtetin e Serbisë “do të dinë të përgjigjen”.