Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas përfundimit të protestës masive të studentëve në Beograd.
“Studentët protestues, 99 për qind e tyre, nuk donin dhunë. Unë jam i kënaqur sepse këta të rinj nuk donin dhunë. Ata u larguan sonte nga tubimi, pas incidenteve të para”, tha ai, shkruan Nova.
Ai foli edhe për mesazhin e protestës, duke thënë se pushteti duhet të ndryshojë kur mblidhen kaq shumë njerëz.
“Të gjithë në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen mijëra njerëz. Ne duhet të ndryshojmë”, tha Vuçiq.
Tutje ai tha se nga protesta janë arrestuar 22 persona, ndërsa janë lënduar 56 persona, duke vlerësuar se në Beograd ishin 107 mijë protestues, por numri i protestuesve dukej qartë se ishte së paku pesëfish më i madh.