Vuçiq pas takimit me Lajçak: Nuk do të ketë njohje të Kosovës

Përfaqësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët e caktuar nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kanë arritur në Beograd ku janë pritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili pas takimit ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Pamje nga takimi në Beograd në mes të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët e caktuar nga presidenti Emanuel Macron

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, kanë arritur mbrëmjen e së premtes në Beograd, ku janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këtë, e ka bërë të ditur Vuçiq në një postim në rrjetin social Instagram, ka thënë se ka qenë një bised për të ardhmen e Serbisë, në të cilën sipas tij, nuk do të ketë njohje të Republikës së Kosovës.

“Bashkëbisedim për të ardhmen e Serbisë, dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës”, ka shkruar Vuçiq në Instagram bashkë me fotot e takimit.

Pamje nga takimi në Beograd në mes të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët e caktuar nga presidenti Emanuel Macron

Po ashtu, ai ka thënë se është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, dhe Kushtetutën e Serbisë.

“Aktualisht jam duke biseduar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner. Gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar tutje ai.

Jens Plotner – këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman, i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne – këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së premte është takuar me Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri, Plotner dhe Bonne.

Zyra e Kryeministrit e kishte bërë të ditur se përgjatë takimit u theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se përgjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët, ashtu që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit, Lajçak u deklarua për media, por nuk kishte dhënë detaje në lidhje me diskutimet që ishin bërë për më shumë se dy orë me kryeministrin Kurti.

Kurti priti në takim emisarin Lajçak dhe këshilltarët, Plötner dhe Bonne

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika