Vuçiq pas takimit me Peach: Për ne çështja kryesore mbetet formimi i Asociacionit

“Për ne mbetet çështja kyçe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe", kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me emisarin britanik, Stuart Peach

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka bërë të ditur se ka biseduar me të për dialogun Kosovë-Serbi dhe për kërkesën për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Megjithatë, për ne çështja kyçe mbetet formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi Kosova ka marrë dhe ka pranuar obligimet në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe siguria e popullit serb në Kosovë për të cilën presim mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar Vuçiq, raporton Novosti.

“Theksova se Serbia si gjithmonë mbetet sinqerisht e përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajon, e dëshmuar nga iniciativat e shumta të ndërlidhjes rajonale të drejtuara nga vendi ynë”, ka vijuar Vuçiq.

Ndryshe, emisari britanik ka filluar të martën vizitën e tij në Serbi.

Kjo vizitë e tij në Beograd vjen pas vizitës 12 ditore të tij në Kosovë.

Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që më 20 janar ta vizitojë Kosovën, e më pas edhe Serbinë.

Pas vizitës në Kosovë, Peach viziton Serbinë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika