Vuçiq pas takimit me përfaqësuesit e QUINT-it: Kërkova që KFOR-i të kujdeset për çështjet e sigurisë në veri të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kërkuar që KFOR-i të kujdeset për “të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë"

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka pasur një bisedë të rëndësishme me përfaqësuesit e QUINT-it, teksa këtë ditë e quan si një nga momentet më të vështira për Serbinë.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar që KFOR-i të kujdeset për “të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë”.

“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit. Gjithashtu, pyeta se pse EULEX-i u refuzua nga Policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacion, i cili është zhvilluar në veri të Kosovës, ka shkruar Vuçiq.

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika