Vuçiq për çështjen e dinarit: Do të gjejmë zgjidhje alternative se si t’iu dërgohen paratë serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të marrë “vendime të ndryshme” për gjetjen e mënyrave se si të dërgohen pagesat te qytetarët serbë të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të kërkojë mënyra alternative se si të dërgohen pagesat te qytetarët serbë të Republikës së Kosovës.

Kështu është shprehur ai në një konferencë për media, të shtunën e dy marsit, ku pretendoi se tri gjëra po priten nga Serbia.

“Në periudhën në vijim do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për të dërguar paratë, që janë paga e pensione për njerëzit tanë në Kosovë. Askush nuk po ngutet për këtë çështje”.

Ai theksoi se Serbisë do t’i bëhet presion nga institucionet, organizatat, politikanët, për përmbushjen e tri kërkesave.

Vuçiq potencoi se nuk do të ketë presion mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Tani më shumë se kurrë po kërkohet njohja urgjente de facto dhe de jure e Kosovës. Një arsye kyçe është fakti se në Ukrainë gjërat nuk po shkojnë ashtu si mendonin në Perëndim. Përkundër. Gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm, dhe rusët kanë iniciativën. E pëlqejnë apo jo, ekziston rreziku, dhe me shumë gjasë nëse do të isha Putini do t’i referohesha gjithmonë një precedenti si Kosova – ‘nëse mundët ta bënit Kosovën, ne mund të bëjmë disa territore’. Sepse ata në Perëndim e dinë, prandaj është e rëndësishme ta shpejtojnë çështjen. Nuk do të ketë presion mbi Kurtin. E vetmja gjë e rëndësishme për ta është që Serbia të mos ndërhyjë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika