Vuçiq për deklaratat e kancelarit Scholz:  Për herë të parë dëgjuam se kërkohet njohja reciproke me Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kancelari gjerman Olaf Scholz

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është hera e parë që ka dëgjuar se dikush në Evropë, kërkon njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke ju referuar deklaratave të kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

“Sot dëgjuam se po kërkohet njohje reciproke, për herë të parë, këtë nuk e kemi dëgjuar nga Evropa deri më tani. Ishte një surprizë për ne, por Gjermania është e madhe, ne jemi të vegjël. Mbetet të shihet se si do ta trajtojmë këtë”, tha Vuçiq, raporton gazeta Nova.

“Askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve”, tha Vuçiq.

Vuçiq, njoftoi se kancelari gjerman ishte i qartë në kërkesat e tij ndaj Serbisë, sipas presidentit serb, Scholz ka kërkuar që Serbia të bashkohet me vendet e tjera evropiane për t’i vendosur sanksione Rusisë.

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë, dhe ai qartë, me vendosmëri dhe ashpërsi na kërkoi t’i bashkohemi sanksioneve”, tha Vuçiq.

Vuciq, tha se Serbia ka qëndrim të ndryshëm me Gjermaninë për sa i përket mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Për sa i përket sanksioneve, ne kemi një qëndrim të ndryshëm për shumë arsye. Njëra është kundërpyetja – cili është ndryshimi midis një agresioni ndaj Serbisë pa vendim të OKB-së dhe kur ai bën të njëjtën gjë me Ukrainën. I kuptova shumë mirë kërkesat e Scholz-it”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika