Vuçiq për rezolutën e PE-së: Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do ta njohë Kosovën

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një rezolutë për Serbinë, ku për herë të parë, rezoluta përmend njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, duke iu bërë thirrje të dyja palëve që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin “bazuar në njohjen reciproke”. Për këtë ka reaguar kreu i shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se nuk do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Alekasandër Vuçiq

Kreu i shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën e 6 korrikut se Serbia nuk do të bashkohet me Bashkimin Evropian (BE) për sanksionet kundër Rusisë.

Përveç kësaj, ai ka thënë se nuk do të pranojë një kërkesë për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton N1.

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një rezolutë për Serbinë, ku kanë rekomanduar hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë, pasi ajo të përafrojë politikën e saj të jashtme me BE-në, dhe ka shprehur keqardhjen që Beogradi nuk është përafruar me politikën e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Për herë të parë, rezoluta përmend njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, ku iu bën thirrje të dyja palëve të arrijnë një marrëveshje për normalizimin “bazuar në njohjen reciproke”.

Vuçiq i pyetur se si Serbia do t’i përgjigjet këtyre kërkesave, ai tha “Bukur, mirë dhe sjellshëm – nuk do ta bëjmë…”

“As nuk na shkon mendja, nuk do ta shqyrtojmë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika