Vuçiq nuk heq dorë nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm

Serbia po konsideron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën, duke përmendur tensionet në Ballkan e kudo në Evropë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Serbia po konsideron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën, duke përmendur tensionet në Ballkan e kudo në Evropë.

Vuçiq ka deklaruar se ka marrë “argumente të forta” nga ushtarakët për ta rikthyer draftin, që ishte pezulluar më 2011 në përpjekjen për të profesionalizuar ushtrinë serbe.

“The Washington Post”, presidenti popullist serb nuk e ka specifikuar se kur do të rikthehej shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

“Nuk jemi duke e kërcënuar askënd”, ka thënë Vuçiqi, teksa ka inspektuar një ekspozitë të pajisjeve ushtarake pas një takimi me komandantët. “Sot, nëse s’keni ushtri (të fortë), s’keni shtet”, ka thënë ai.

Vuçiqi u ka thënë gazetarëve se shërbimi ushtarak do të vendoset të jetë në mes të 90 apo 100 ditëve.

Ndërsa, ideja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi është cilësuar si synim i saj për ta destabilizuar Ballkanin. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se Serbia po kërcënon fqinjët dhe po synon t’i frikësojë e t’i mbajë nën kontroll edhe qytetarët serbë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika