Vuçiq për situatën në Veri të Kosovës: Këto janë ndryshime të mëdha tektonike politike

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa ka folur për zhvillimet e fundit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për ndryshime të mëdha tektonike politike

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa ka folur për zhvillimet e fundit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkallëzimin e vendimit për targat, ka thënë se bëhet fjalë për ndryshime të mëdha tektonike, politike.

Ai ka komentuar edhe tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, nga funksionet shtetërore.

Sipas Vuçiq, ky vendim i serbëve vjen pas 10 vjetësh.

“Nuk mund të them se është një moment i lehtë, por nuk është i pari apo i fundit. Është e rëndësishme që të veprojmë me përgjegjësi dhe seriozitet. Po flasim për ndryshime të mëdha tektonike politike”, ka thënë presidenti në një paraqitje, i ftuar në TV Pink.

“Pas 10 vjetësh, serbët morën vendimin që të largohen nga institucionet e Prishtinës. Ne do të kemi kohë t’u përgjigjemi historive të pakuptimta se si po e bëjnë këtë me urdhër të Beorgadit. Ata kurrë nuk kanë dashur të shohin realisht problemet me të cilat ballafaqohen serbët”, shtoi ai.

Mbi 100 zyrtarë policorë serbë, të cilët janë të punësuar në Policinë e Kosovës, i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre me shkrim në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, të dielën e gjashtë nëntorit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur dorëheqje të punonjësve policorë të komunitetit serb në veri të vendit.

Ndryshe, që nga një nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj – në tri faza – për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika