Vuçiq për targat: Serbët në Kosovë do t’i rezistojnë paqësisht autoriteteve të Kosovës

Aleksandër Vuçiq ka thënë se qytetarët serbë në Kosovë do t’i rezistojnë paqësisht autoriteteve të Kosovës ndaj riregjistrimit të targave

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten në Këshillin Kombëtar për Siguri ka komentuar rreth riregjistrimit të targave të qytetarëve serbë në Kosovë.

Ai tha se “serbët në Kosovë do t’i rezistojnë paqësisht autoriteteve të Kosovës”.

Vuçiq bëri të ditur se u ka thënë shteteve të QUINT-it dhe BE-së se kanë mashtruar që Kosova ka të drejtë për veprimet e saja në lidhje me riregjistrimin.

“Para disa ditëve mora një demarsh nga përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe të BE-së. Në atë akt, në pikën dy thuhet se veprimi i Kosovës është legjitim, por problemi është në kohën dhe metodat. Ata nuk kanë të drejtë të bëjnë këtë, sipas asnjë marrëveshjeje. Ata shpikën gjithçka. U thash se po mashtronin publikun, ua theksova dhe nuk u interesuan. Ata mund të jenë arrogantë”, ka thënë ai, raporton Danas.

Sipas Vuçiq, “ajo që po flet QUINT-i, BE-ja dhe Kosova nuk ekziston askund”.

Vuçiq u dërgoi mesazh serbëve të Kosovës duke lënë të nënkuptohet se do të jetë me ta në kohë të vështira.

“Mesazhi për serbët në Kosovë është se ne nuk jemi me ta për të qenë kur është e lehtë dhe për të vënë parulla nëpër lokale, por edhe kur është e vështirë”.

Vuçiq tregoi se ka dëgjuar kërkesat që kanë qytetarët serbë në Kosovë.

“Ata na informuan për nevojat dhe gjithçka me çfarë po përballen, veçanërisht para skadimit të ultimatumit të dhënë nga qeverisja e Kosovës për ata në veri të Kosovës, që i referohet konfiskimit të automobilave me targa të lëshuara në Serbi, të ashtuquajtura targa KM, prej të cilave janë rreth 9 mijë”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika