Vuçiq përmend “Vidovdanin” në fjalimin e tij, politikani serb paralajmëron kohë të errëta

Gjatë fjalimit të tij presidenti Vuçiq ka përmendur manifestimin “Vidovdan”, lidhur me këtë politikani opozitar Boban Bogdanoviq ka paralajmëruar kohë të errëta

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, gjatë kësaj të diele, në fjalimin e tij ka përmendur manifestimin “Vidovdan” që do të mbahet më 28 qershor dhe ka thënë se “gjërat janë afruar drejt fundit”.

Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euroatlantike, ka paralajmëruar kohë të errëta.

“Ndoshta, si Sllobodan Millosheviqi, Aleksandar Vuçiq do t’u bëjë thirrje në Vidovdan më 28 qershor, të gjithë kleronacionalistët të bashkohen në mbrojtje të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, të bllokohet rruga evropiane e Serbisë dhe të përgatitet për përshkallëzimin e konfliktit të armatosur në Kosovë. Kohë të errëta po vijnë!”, ka shkruar Bogdanoviq në Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika