Vuçiq pranon ftesën e Borrellit, por s’do të takohet me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të shkuar në një takim urgjent në Bruksel

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka pranuar ftesën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të shkuar në një takim urgjent në Bruksel.

Megjithatë, ai ka thënë se do të bisedojë me Borrellin, por jo edhe me Kurtin.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar me të. Kjo bisedë nuk ka kuptim. Ai mban predikime për Enver Hoxhën, Adem Demaqin, Marksin, për çështjet e brendshme politike në Serbi”, ka thënë Vuçiq, shkruan Danas.

Një ditë më parë, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Brukselit.

Ai tha se në atë takim do të insistojë “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në një takim urgjent në Bruksel, për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale.

“Kam ftuar liderin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale. Na duhet shtensionim i menjëhershëm i situatës dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Këto janë parësore për rajonin dhe BE-në”, shkroi ai në Twitter.

Borrell i fton në takim Kurtin dhe Vuçiqin: Kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika