Vuçiq pretendon se 9 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, dhe se po e pret të dhjetin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se po e pret çnjohjen e dhjetë për shtetin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se 9 shtete e kanë tërhequr njohjen për Kosovën, dhe se sipas tij, edhe një shtet së shpejti do ta bëjë të njëjtën gjë.

Ai, po ashtu, tha se Serbia do të punojë maksimalisht që ta pamundësojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Vuçiq ka theksuar se në Këshillin e Evropës, ndikimi i Serisë do të jetë i vështirë, kurse në UNESCO, sipas tij, do të luftojë më shumë për mospranimin e Kosovës.

“106 shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, 84 e njohin pa mëdyshje dhe për tre nuk jeni të qartë. 9 kanë tërhequr njohjen e tyre dhe e dhjeta është në pritje. A mund t’i kundërshtojmë në Këshillin e Evropës? E vështirë. Në UNESCO? Ne do të luftojmë. Ata do të luftojnë, dhe ne do të luftojmë”, tha presidenti i Serbisë.

Vuciq foli edhe për propozimi franko-gjerman, për të cilin, tha se është ende draft dhe jo propozim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika