Vuçiq reagon për vizitën e djalit të tij në Graçanicë: Dorëzimi nuk është opsion, kështu mendon secili nga ne Vuçiqët

"T’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion", ka thënë Vuçiq në lidhje me mbishkrimin në bluzën e birit të tij "Dorëzimi nuk ka opsion"

Presidenti serb. Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar në lidhje me vizitën e të birit të tij, Danilos që e ka bërë në Graçanicë sot për Vidovdan, që kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.

“T’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, ka thënë Vuçiq, shkruan Novosti.

Ndryshe, i biri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është parë në Graçanicë, aty ku po mbahen festimet e Vidovdanit këtë vit.

Ai ka marrë pjesë në liturgjinë fetare për Vidovdan.

Siç tregojnë pamjet e siguruara nga RTV Dukagjini, Danilo Vuçiq është spikatur në Graçanicë, gjersa burimet tregojnë se ai kishte edhe sigurimin me të.

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor.

Zakonisht, Vidovdani festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo, me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

“Djemtë e Kosovës”, “Rrënjët e mia”, janë disa nga mbishkrimet në oborrin e manastirit.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika