Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për shkak të kryeministri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka shpallur procesin e dialogut si të dështuar dhe e ka fajësuar atë për këtë situatë.
Të enjten e 28 korrikut, Vuçiq ka kërkuar nga shtetet perëndimore ndihmë për këtë çështje.
“Kërkoj nga fuqitë që e mbrojnë të na ndihmojnë, ta frenojnë e ta mbushin mend Albin Kurtin”, ishte kërkesa e Vuçiqit.
Tutje ai ka konstatuar se nuk ka gjë as nga dialogu në Bruksel.
“Në Bruksel nuk ka dialog derisa është Kurti, njeriu ka vendosur të mos dialogojë”.
Vuçiqi ka thënë se është “i gatshëm të shkojë çdo herë për bisedime, por se sipas tij, nuk di për çfarë të flasë”.
Ndërsa kryeministri, Albin Kurti e kishte akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dështim të takimit të planifikuar për 19 korrik, duke thënë se ai është fajtor për vonesat dhe bllokimet e bisedimeve.