Vuçiq: S’është e vërtetë që do ta takoj Kurtin në Bruksel

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, ka thënë se ende nuk është caktuar ndonjë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Po ashtu ai ka folur edhe për deklaratat e Milan Radojçiq-it, për të cilat ka thënë se nuk i kupton

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mohuar se është caktuar një takim me  Kurtin në Bruksel, raporton mediumi RTV.

Vuçiq, ka thënë se ai nuk i ikë takimeve, përkundrazi sipas tij këtë po e bën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk është e vërtetë, as që më ka pyetur askush. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet, unë nuk ik nga takimet”, tha Vuçiq.

Vuçiq, ka folur edhe për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, për të cilin ka një urdhërarrest nga shteti i Kosovës.

Ai ka thënë se nuk i intereson dhe nuk i kupton mesazhet që ka dashur t’i përqojë ai.

“Nuk më intereson për mesazhin, pyeteni atë. Radojçiqi u paraqit nga Leposaviqi. Ka thënë se është kthyer dhe se do të qëndrojë atje. Pyeteni për mesazhin që ka dashur ta përcillte dhe si u pranua mesazhi. E bëri videon në Leposaviq sepse jeton në Kosovë. Ka të drejtë të jetojë ku të dojë”, ka thënë ai.

“A dëshironi që ne t’i urdhërojmë njerëzit të tërhiqen nga veriu i Kosovës për në pjesën qendrore të Serbisë? Ku qëndron Radojçiqi, në Kosovë ose jo, është çështje e tij private. S’ka të bëjë asgjë me shtetin dhe s’ka pasur kurrë”, ka vijuar ai.

Radojçiq, të martën ka publikuar një video, me anë të së cilës pretendon se është duke qëndruar në Leposaviq. Për të ekziston një urdhërarrest nga shteti i Kosovës nën dyshimet se ka tentuar t’i frikësojë dëshmitarët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika