Vuçiq: Shpresoj në zgjidhje, edhe pse nuk besoj fare

Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se shpreson në zgjidhjen e problemit me Kosovën, edhe pse sipas tij ka pak mundësi për këtë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Pak para se të niste takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, presidenti serb është shprehur pesimist për arritje të ndonjë marrëveshjeje.

Kështu ka thënë ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shpërndarë edhe disa fotografi teksa është pritur nga përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell.

“Fillimi i bisedës për problemet thelbësore në Kosovë. Shpresoj për një zgjidhje, edhe pse nuk besoj fare”, ka shkruar presidenti serb.

Ndryshe, në Bruksel tashmë ka nisur takimi i përbashkët midis kryeministrit të kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Takimi trepalësh në Bruksel

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve. Takimi midis Kurtit dhe Borrellit është mbajtur nga ora 09:30, ndërkaq në 10:00 shefi i diplomacisë evropiane është takuar me Vuçiqin.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë të enjten se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në një postim në Twitter, Borrelli ka shkruar se pret nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në takimin e sotëm në Bruksel që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Nis takimi trepalësh në Bruksel

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika