“Vaji i burrit është kënga”, por për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, janë fjalimet kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës.
E i tillë një fjalim ishte në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB). Fjalim që e bën një “drama queen” të vërtetë.
Gjatë fjalës së tij, Vuçiq tha se po fliste si një përfaqësues i një vendi të lirë dhe të pavarur, i cili është në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Por që, sipas tij, nuk është gati të shkelë mbi miqtë tradicionalë, pra mbi Rusinë.
“Dua të ngre zërin tim në emër të vendit tim, por edhe në emër të të gjithë atyre që edhe sot, 78 vjet pas themelimit të OKB-së, besojnë vërtet dhe njëlloj se parimet e Kartës së OKB-së janë të vetmet, mbrojtjen thelbësore të paqes botërore, të drejtën për liri dhe pavarësi të popujve dhe shteteve, por dhe më shumë se kaq, një peng i vetë mbijetesës së qytetërimit njerëzor”, ka thënë Vuçiq, shkruan mediumi “N1“.
Më tuje, sipas botëkuptimit të tij fashist, Vuçiq potencoi se përpjekja për copëtimin e Serbisë, filluar zyrtarisht me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, vazhdon ende.
“Përpjekja për copëtimin e vendit tim, e nisur zyrtarisht në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ende vazhdon. Shkelja e Kartës së OKB-së në rastin e Serbisë ishte një nga pararendësit e dukshëm të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohemi të gjithë sot, të cilat shkojnë shumë përtej kufijve të vendit tim apo të rajonit nga unë vij”, ka shtuar Vuçiq.
Nën nuanca fashiste e etnonacionaliste, Vucic nuk harroi pa përmendur dhe kritikuar bombardimet e NATO-s në 1999. Kështu duke lidhur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës me luftën e paprovokuar që po bën presidenti Vladimir Putin në Ukrainë.
“Gjëja më e keqe është se të gjithë ata që kanë bërë agresion ndaj Serbisë, sot na thonë për integritetin territorial të Ukrainës, sikur ne nuk e mbështesim integritetin e Ukrainës, por e mbështesim dhe do ta mbështesim, sepse nuk ndryshojmë. parimet dhe politika jonë, pavarësisht miqësisë tradicionale shekullore me Federatën Ruse. Ata nuk qeshën me zë të lartë kur presidenti i Rusisë përdori të njëjtat fjalë për të justifikuar sulmin e tij ndaj Ukrainës. Ata harruan se ata vetë përdorën të njëjtin rrëfim, të njëjtat fjalë, të njëjtat shpjegime… Serbia asnjëherë nuk ka shkelur në territorin e një shteti tjetër, as nuk ka kërcënuar ekzistencën e saj, por 24 vjet më parë, 19 nga më të fuqishmit dhe më të fortët nuk kishin mëshirë ndaj Serbisë së vogël”, ka shtuar ish-ministri i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Drama e tij në OKB nuk përfundoi me kaq.
Sipas tij, serbëve të Republikës së Kosovës po “u ushtrohet dhunë” nga autoritet e Qeverisë së Kosovës.