Vuçiq: Tajvani është Kinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Tajvani është territor i Kinës dhe se i takon Kinës të vendosë se çfarë të bëjë me të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha rrjetit televiziv kinez, CGTN, se Tajvani është territor i Kinës dhe se i takon Kinës të vendosë se çfarë të bëjë me të.

I pyetur për çështjen e këtij territori, Vuçiq tha se nuk i duhen më shumë se dhjetë sekonda për t’u përgjigjur.

“Tajvani është Kinë dhe varet prej jush se çka, kur dhe si do të veproni me të. Pikë”, tha Vuçiq.

Kina e trajton Tajvanin si territor të sajin renegat, ndërsa Tajvani e sheh veten si shtet sovran.

Vuçiq tha se politika e Serbisë është “një Kinë” dhe se do të vazhdojë të jetë kështu edhe në të ardhmen.

“Ai është territori juaj, është populli juaj. Ju jeni vend sovran, ju i merrni vendimet. Mbështetjen e popullit serb do ta keni gjithmonë”, shtoi ai për CGTN-në.

Serbia llogarit në mbështetjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, në lidhje me mosnjohjen e Kosovës si shtet.

Serbia është duke negociuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, por, në të njëjtën kohë, është duke i forcuar edhe marrëdhëniet me Kinën, me të cilën bashkëpunon në fushën e infrastrukturës dhe mbrojtjes.

Kina dhe Tajvani kanë qeveri të ndara që nga përfundimi i një lufte civile në vitin 1949.

Pekini, prej kohësh, përpiqet që t’i kufizojë aktivitetet ndërkombëtare të Tajvanit.

Sovraniteti i Tajvanit njihet nga 13 vende në botë, por Qeveria e tij, e zgjedhur në mënyrë demokratike, ka lidhje të forta ekonomike dhe joformale me shumë vende./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika