Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për takimin në Bruksel të cilin e quajti “të vështirë”.
Kështu ka thënë ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“E pritshme, nuk ka dorëzim”, shkroi ai, pa dhënë detaje të tjera.
Pas raundit të parë takimeve në mes të Shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njëherë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka nisur takimi i përbashkët.
Kështu ka njoftuar Drejtori i Informacionit të RTV Dukagjinit, Dibran Istrefi, i cili po qëndron në Bruksel për të raportuar lidhur me ngjarjen.
Borrell e Lajçak, fillimisht u takuan me Kurtin e më pas me Vuçiqin.
Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet.