Vuçiq takon ambasadorin rus, diskutojnë për situatën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të enjten është takuar me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandër Bocan-Harchenko.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie korrekte me Federatën Ruse”.

“Një bisedë e mirë dhe e dobishme me ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Harchenko. Diskutuam për të gjitha çështjet e rëndësishme dypalëshe dhe veçanërisht e informova shkëlqesinë e tij për situatën në Kosovë dhe qëndrimin e Serbisë. Serbia do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie korrekte me Federatën Ruse”, shkroi Vuçiq.

Serbia dhe Rusia kanë tradicionalisht marrëdhënie të ngushta. Beogradi zyrtar, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit, refuzon të ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë.

Zyrtarët e justifikojnë këtë qëndrim me marrëdhëniet ekonomike, kryesisht varësinë nga gazi rus.

Serbia, po ashtu, aspiron të bëhet anëtare e BE-së. Për këtë i duhet ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë evropiane, e cila përfshin edhe sanksionet kundër Rusisë.

Beogradi zyrtar, megjithatë, vazhdon politikën e tij “balancuese”, duke shtyrë harmonizimin e ligjeve të tij me ato të BE-së.

Këto nuk janë pretendimet e para se armët e prodhuara në Serbi kanë përfunduar në Ukrainë.

Autoritetet në Beograd edhe atëherë kanë mohuar se Serbia ka eksportuar armë në atë vend në tetë vitet e fundit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika