Vuçiq u reagon Kurtit e Sveçlës: Presim formimin e Asociacionit, nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

"Thanë që janë sulmuar 114 herë. Nuk ka kurrfarë baze ligjore që ata të qëndrojnë në veri të Kosovës, si forcë sigurie."

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të shtunën kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë paralajmëruar për rrezikun nga grupet kriminale serbe, të cilat sipas tyre, me shtytjen e shtetit serb po riorganizohen në Serbi.

E ndër të tjera Sveçla, ka thënë se që nga viti 2021 në veri institucionet dhe zyrtarët policorë janë sulmuar 114 herë nga Serbia. Sveçla ka thënë se angazhimet hetimore të policisë në zbardhjen e hetimeve tregojnë se të njëjta struktura militare me shtytjen e Serbisë janë angazhuar për de-stabilizimin e vendit.

E të dielën personaliteti “drama queen” i Ballkanit, njëherësh presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, reagoi ndaj Kurtit e Sveçlës.

“Thanë që janë sulmuar 114 herë. Nuk ka kurrfarë baze ligjore që ata të qëndrojnë në veri të Kosovës si forcë sigurie. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, policia rajonale përbëhet nga serbë dhe ata propozojnë drejtuesit…”, ka thënë Vucic.

Më tej, Vucic ka thënë se janë duke pritur themelimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, duke theksuar se Serbia nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

““Albin Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje, dhe Serbia do ta zbatojë atë që kemi thënë, por do të presim edhe formimin e Asociacionit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika