Vuçiq vazhdon me filma, ngre Ushtrinë e Policinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Serbia ka ngritur Ushtrinë dhe Policinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake me urdhër të Presidentit, Aleksandar Vuçiq

Ushtria serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake, shkruan mediumi “N1”.

Sipas ministrit, Milosh Vuçeviq, Vuçiqi ka urdhëruar gjatë mbrëmjes të së hënës së 26 dhjetorit që Forcat e Armatosura serbe të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

“Presidenti i Serbisë, si Komandant i Përgjithshëm, ka urdhëruar sonte që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, gjegjësisht potencialit të armatosur të ushtrisë serbe. Forcat”, ka thënë ministri Milosh Vuçeviq.

Ai shtoi se reagimi i butë i komunitetit ndërkombëtar është shqetësues për Serbinë.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, është shprehur se “me urdhër të presidentit” ka urdhëruar gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të MPB-së.

Këtë ministri e deklaroi pasi presidenti Vuçiq urdhëroi që të merren të gjitha masat për “mbrojtjen” e popullit serb në Kosovë.

Drama e Vuçiq; Artileria e vendosur pranë Jarinjës, kthehet prapa në kazermë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika