Vuçiq zhvillon bisedë me Borrellin dhe Tajanin për situatën në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.

Siç shkruan mediumi serb b92, Vuçiqi i ka informuar ata për gjithçka që po ndodh në Kosovë.

Ajo çfarë presidenti serb ua ka përcjellë Borrellit dhe Tajanit, sipas Tanjug, është se Vuçiq ka thënë se gjithçka është organizuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Presidenti Vuçiq gjithashtu thuhet se ka theksuar se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika