Vuçiqi bisedon me Macron-in për situatën në Kosovë

Në margjina të një samiti evropian në Kishinjev të Moldavisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Dy liderët u takuan në margjina të një samiti evropian në Kishinjev të Moldavisë.

“Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe e falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në ‘Kosovë’, tha Vuçiq, shkruan REL.

Një ditë më herët, Macron-i tha se i bën përgjegjëse autoritetet e Kosovës për tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Ndryshe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, qytetarët serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve shqiptarë, ndonëse në numër më të vogël, krahasuar me ditët paraprake.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika