Vuçiqi do të kërkojë që nga teksti i deklaratës së samitit në Tiranë të hiqen sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të kërkojë që nga teksti i deklaratës së Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, të hiqet pjesa e sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të kërkojë që nga teksti i deklaratës së samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, i cili po mbahet në Tiranë, të hiqet pjesa e sanksioneve ndaj Rusisë dhe fjalët “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.

Siç raporton “B92”, thuhet se president serb do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “vendet”, por “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor”.

“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, ta shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë”, tha Vuçiq.

Vuçiq, pas arritjes së tij, ku u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para mediave ka thënë se ka disa propozime për deklaratën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika