Në rast se nuk ndryshojnë rezultet, e që është vështirë të ndodhë, partia e Aleksandar Vuçiqit, do ta mbizotërojë Kuvendin e Serbisë, e vetme. Nga 250 deputetë sa ka Parlamenti, sipas rezultateve preliminare, Partisë Progresive Serbe, do ti takojnë mbi gjysma e tyre.
Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë ka theksuar “Mbase do të kemi 128, 129 apo 130, varësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. Kjo listë do ta ketë shumicën absolute në parlamentin e Republikës së Serbisë”
Opozita në Serbi, nuk po i pranon rezultet duke e akuzuar për keqpërdorime pushtetin e udhëhequr nga Vuçiqi. Duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve në Beograd, koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” madje ka pralajmëruar edhe protesta.
Parregullsi janë raportuar edhe nga media të pavarura dhe vëzhgues të zgjedhjeve. Misioni i OSBE-së raporton se krahas njëanshmërisë së mediave procesi zgjedhore është minuar nga trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i Vuçiqit, si dhe nga përparësitë e partisë në pushtet.
Aleksandar Šljuka – OJQ Veri i Mitrovices ka theksuar se “…Një prej tyre është i famshmi treni bullgar. Po ashtu ka qenë edhe situata me listat e dyfishta, gjegjësisht paralele, të votuesve. Disa anëtarë të CRTA, organizatë joqeveritare e cila udhëheq misionin vëzhgues, ishin sulmuar në vende të caktuara. Pra, në disa raste votuesit, kishim rastin që votuesit, respektivisht qytetarët, që nuk kanë vendbanim ne Beograd janë sjellë në Beograd për të votuar në zgjedhje lokale ndonëse nuk kanë ose edhe kanë vendbanim i cili është fituar në mënyrë të paligjshme, ta themi kështu, ku procedura nuk ishte respektuar…”
Garë më e ngushë është për kryetarin e Beogradit, aty ku partiae Vuçiqit ka fituar 38% të votave, ndërsa opozita 35%.
Duke pasur parasysh raportet në mes dy blloqeve, Šljuka thotë se në Beograd mund ketë përsëriten zgjedhjet. Ndërsa për mundësinë që opozita të mobilizojë popullin për protesta në rrugë, nuk thotë se nuk e di përgjigjen e me të nuk e dijnë shumica por do ta mësojnë këto ditë.
https://www.youtube.com/ëatch?v=qgqky-ZItXY – Aleksandar Vuçiqi (fjalimi)