Vuçiqi pas takimit me Zelenskyn shprehet i bindur se Ukraina s’do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës

Pas takimit me presidentin ukrainas, përshtypja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit është se Ukraina nuk do të ketë ndonjë ndryshim pozicioni në raport me pavarësinë e Kosovës

AV

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Greqi, me të cilin, ka folur edhe për situatën në Kosovë.

Takimin me Zelenskyn, presidenti serb e ka cilësuar si të drejtë, të hapur, miqësor e konstruktiv.

Në një konferencë për media, përshtypja e Vuçiqit është se Ukraina nuk do të ketë ndonjë ndryshim pozicioni në raport me pavarësinë e Kosovës.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.

“Kam pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, u shpreh Vuçiq.

Në Athinë janë ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në takimet e mbajtura dje është shprehur solidarizimi dhe mbështetja për Ukrainën, e cila po përballet me agresionin e Rusisë.

Në darkën joformale në Athinë morën pjesë: presidentët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika