Vuçiqi zyrtarisht do të kërkojë nga KFOR-i kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Presidenti iu Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se të premten në mëngjes do ti dorëzohet një kërkesë KFOR-it, që të kthehen një numër i caktuar i personelit ushtarak dhe policor serbë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





“Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që nesër në mëngjes t’i dorëzojmë komandantit të KFOR-it një kërkesë, e cila është në përputhje me Rezolutën 1244, që të kthehet një numër i caktuar i personeli ushtarak dhe policor, i cili numëron nga qindra deri në një mijë në Kosovë”, tha presidenti Aleksandar Vuçiq pas seancës së qeverisë për një medium serb.

Ai ka përsëritur se nuk mendon se ka mundësi që KFOR ta pranojë kërkesën.

Vendimi është marrë unanimisht, thotë Vuçiq, duke shtuar se do të ishte vendim i mirë dhe do të ulte tensionet.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika