Vulin: Nuk ka vend për Serbinë në BE e as të heqë dorë nga Kosova

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Serbia nuk e sheh veten në Bashkimin Evropian dhe shpresa e saj e vetme është grupi BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Serbia nuk ka vend në Bashkimin Evropian dhe shpresa e vetme për të ardhmen e vendit është grupi i BRICS, që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

Këto komente ish-shefi i BIA-s serbe i bëri në një tekst autorial të publikuar në gazetën serbe “Politika”.

Sipas Vulinit, BRICS përbën një alternativë më të mirë për Serbinë, sepse vendet anëtare të këtij grupi “nuk kërkojnë asgjë dhe ofrojnë më shumë, ndryshe nga BE-ja”.

Vulin, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se për anëtarësimin në BRICS, nuk është e nevojshme të miratohen ligje të imponuara nga jashtë, të dorëzohet pushteti sektorit të OJQ-ve, apo të legalizohen martesat e të njëjtit seks.

“Për anëtarësimin në BRICS, nuk është e nevojshme të miratohen ligje që janë shkruar jashtë kufijve të vendit tonë, nuk duhet t’ia dorëzoni pushtetin sektorit të OJQ-ve, nuk jeni të detyruar të ngrini flamurin e Ukrainës në ambasadën tuaj ose legalizoni martesat e të njëjtit seks”, ka shkruar Vulin.

Sipas Vulinit, kjo e bën BRICS-in një partner më tërheqës dhe të përshtatshëm për Serbinë në kontekstin aktual global sesa BE-ja.

Për anëtarësimin në BRICS, nuk është e nevojshme të vendosni sanksione ndaj askujt ose t’i lini të tjerëve menaxhimin e politikës së jashtme të vendit tuaj”, citohet të ketë shkruar Vulin në një tekst autorial në gazetën “Politika”.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur marrëdhëniet e Serbisë me BE-në janë të tensionuara dhe duket se vendi po kërkon alternativa të reja për të ardhmen e tij ekonomike dhe politike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika