Vullnet Haliti së shpejti me projektin e tij të parë

E mërkura si rëndom në studion e Radio Dukagjinit sjell artistë të rinj të cilët shfaqin talentin e tyre me anë të përformimit live.

Sonte i ftuar në “Super Trend” Me Mirdon Pacollin ishte artisti i ri shumë i talentuar nga Mitrovica, Vullnet Haliti, i cili përformoi në studion e Radio Dukagjinit disa këngë të njohura shqipe.

Haliti tregoi se megjithëse ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës në Mitrovicë, për studime ka zgjedhur psikologjinë, pasi sipas tij, ka dashur ta ketë një plan B në rast se nuk përparon në karrierën muzikore.

Deri më tani ka punuar disa covera, dhe tani më shumë po merr pjesë në emisione të ndryshme duke kënduar si mysafir, por projekti i tij i parë personal po vjen shumë shpejt.

Haliti bëri të ditur se pas një jave pritet lansimi i këngës së tij të parë, një baladë ritmike në të cilën ka punuar me producentin Ermal Krasniqi dhe Astrit Stafën e ka pjesëmarrës me kitarë. Ai deklaroi se beson që tani është momenti i duhur për ta lansuar këngën origjinale, pas punimit të shumë coverave.

Haliti deklaroi se nga shtatori do t’i kyqet më shumë përformimeve live, së pari i vetëm me kitarë para se të zgjerojë grupin.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika