“Vulosi miqësinë me Kosovën, momenti i fundit të këndellët Vuçiq”, Musliu komenton vizitën e shefit të CIA-s në Ballkan

Agim Musliu ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Ballkan, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë për Aleksandër Vuçiqin që të zgjedhë në mes të Perëndimit dhe Lindjes. Sipas Musliut, kjo vizitë rikonfirmoi mbështetjen e ShBA-së për Kosovën dhe vuri presion mbi Serbinë për të zgjedhur drejtimin e saj në arenën ndërkombëtare

Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë, ka komentuar vizitën e fundit të shefit të CIA-s, William Burns, në Ballkan (Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi), duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë për Serbinë dhe udhëheqësin e saj, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Musliut, kjo vizitë rikonfirmoi miqësinë e ShBA-së me Kosovën dhe vendosi një presion të madh mbi Vuçiqin për të zgjedhur në mes të Perëndimit dhe Lindjes.

“Në Serbi nuk dihet çka ka biseduar. Është pikëpyetja e madhe. Sepse ka hallin më të madh, ma merr mendja mua. Në Serbi është investuar shumë nga perëndimi dhe nga ShBA-ja edhe në aspektin ekonomik, edhe politik. Për të rimëkëmbur dhe ndoshta për të larë ndonjë borxh moral e të tjera. Por gjatë tërë kohës presidenti serb ka luajtur me dy karta, në dy akse edhe më NATO-n dhe BE-ja edhe me Rusinë…

Unë besoj që prej nivelit që e prezanton zoti Burn është momenti i fundit të cilin Aleksandër Vuçiq duhet ta marrë shumë seriozisht dhe të këndellet; o me perëndim o me lindje… dëshiron prosperitet dhe zhvillim, apo dëshiron zhdukje, zhduk në aspektin edhe ekonominë edhe politike, në çdo aspekt”, ka thënë Musliu në “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas Musliut, Dodik ka ndërruar qasje për 180 gradë pas takimit me Burns, duke kaluar nga retorika luftarake në një angazhim kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

“Dodiku është një rrugaç politik, atë nuk e zë seriozisht askush. Askush në rrugë e lërë më në botën politike e diplomaci. Ai është një altoparlant e Vuçiq që nuk e di se çfarë bën, është i korruptuar dhe shantazhuar në çdo aspekt. Ta themi që edhe gjatë bisedë më zotin Burns, është thënë që të hap ta hap Twitter dhe ta dërgojë mesazhin duke biseduar. Aq ka autoritet ai tek partnerët e supozuar. Pas takimit me Burns është ndërruar aksi i veprimit 180 shkallë. Është thënë që do të luftohen terrorizimi, krimi i organizata e të tjera. E para saj, një ditë retorika e Dodikut ka qenë në dojmë luftë, dojmë të ndahemi… krejt një qasje tjetër e veprimit”, ka shtuar Musliu.

Ndërkaq, Musliu ka thënë se vizita e drejtorit të CIA-s në Kosovë i vulos marrëdhëniet e mira ShBA-Kosovë.

“Vizita e tij e vulosi marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të, që është e lidhur fort, është e pazëvendësuar në regjion. Kosova dhe ShBA kanë miqësi të pashkëuptur, janë miku më i madh i Kosovës, na kanë ndihmuar në shpallje të pavarësisë e shtetformim në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve, sidomos ato të inteligjencës”, ka thënë ndër të tjera Musliu.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika