Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij, gjatë orëve të mbrëmjes, në Vushtrri.
Rastin për RTV Dukagjini-n e ka konfirmuar, zëdhënës i Policisë, Avni Zahiti.
Zahiti tha se vdekjen e 85-vjeçarit e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
”Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacion Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve, është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçare. Njësitë relevante policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i rastit, me urdhër të të cilit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për RTV Dukagjini-n.
Zahiti shtoi se policia po i kryen hetimet, dhe po bën ekzaminimin e vendit të ngjarjes.