VV: Erden Atiq ka fituar mbi 65% të votave në Mitrovicën e Veriut

Kutitë boshe në qendrën e votimit në Serbovc të Zveçanit.

Armend Muja dhe Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje pretendojnë se kanë fituar pa balotazh në Mitrovicën e Veriut.

Muja ka thënë se kandidati i tyre Erden Atiq, i ka fituar mbi 65% të votave në këtë komunë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunën Veriore të Mitrovices!”, ka shkruar Muja.

Bahtiri ndërkohë ka thënë se përveç Mitrovicës së Veriut, VV ka fituar edhe në komunën e Leposaviqit.

Në komunën e Mitrovicës kanë marrë pjesë vetëm 837 votues apo 4.62%, kurse në Leposaviq kanë votuar 141 qytetarë apo 1.06%.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika