VV-ja dorëzon padi ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore

Vetëvendosje ka njoftuar se ka dorëzuar padi kundër Ndërmarrjes Publike Banesore, për shkak të dyshimeve të tyre për shkelje dhe keqpërdorime që janë bërë në vitet e fundit nga kjo ndërmarrje

Egzon Azemi, nga radhët e VV-së në Prishtinë në një konferencë për media

Të hënën e tetë gushtit, Lëvizja Vetëvendosje(VV) ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe tri kompanive private.

E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve të tyre për keqpërdorime dhe skandale të pretenduara të kësaj ndërmarrjeje me këto tri kompani private në lidhje me projektin për ndërtimin e përbashkët në vlerë prej 120 milionë.

Në një konferencë për media, ish-asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, ka thënë se në këtë proces për ndërtim të përbashkët janë bërë shumë shkelje, prandaj u ka bërë thirrje organeve të rendit të trajtojnë këtë lëndë në koordinim me ligjin për ndërmarrje publike.

Ai ka thënë se ka pasur keqpërdorime në procesin e ndërtimit të objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”, që sipas tij, është cenuar interesi i qytetarëve.

Sipas tij, NPB pa asnjë njoftim kishte hapur thirrjen për një investim gjigant, me një kontratë të pavulosur e të paprotokolluar. Konkursi ishte i hapur për aplikim vetëm tri ditë, ndërsa kompania që e fitoi tenderin, ishte kompani që ishte themeluar një ditë para se të hapej konkursi.

Sipas tij, kjo ndërmarrje ka pasur shumë shkelje, madje duke dëmtuar edhe shëndetin publik.

“Po rrënonin azbestin kancerogjen, kishte ndërtime afër gjimnazit dhe banesave kolektive”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe Arianit Beqiri, asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se duhet të ndalet kjo masakër financiare, sepse po synohet të bëhet tjetërsimi i 17 mijë metra katrorë.

Arianit Beqiri, asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në një konferencë për media

Ai ka bërë thirrje që të anulohet kjo kontratë për ndërtim të përbashkët.

Sipas tij, kjo ndërmarrje ka dashur që të japë një pronë komunale shumë të rëndësishme për një kompani fiktive ndërtimore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika