Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Fillimisht ajo është pyetur nga deputetët e shumicës parlamentare(Lëvizjes Vetvendosje), por ajo pyeti se për cilën periudhë kohore ishte ftuar dhe në çfarë cilësie, si ministre e Arsimit apo si ministre e Financave meqë pyetjet iu bënë në cilësinë e ministres së Financave nga e deputetës Arjeta Rexhepi.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pyetjet i adresuan për kohën e shpërndarjes së teksteve shkollore, ndonëse atë kohë nuk ka qenë ministre Hykmete Bajrami.
“Prapë po them se ftesën e kam pranuar për të raportuar si ish-ministre e Arsimit dhe se ministri i Financave nuk ndan mjete për tekste shkollore. Kjo ministri ndan qarkore buxhetore e më pastaj Ministria e Arsimit i dedikon për të blerë tekstet”, ka thënë Bajrami.
Pyetje për ish ministren e arsimit pati edhe deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza,e cila pyeti Bajramin nëse kanë marrë ankesa nga DKA-të për ndonjë parregullsi dhe për cilësi të teksteve shkollore gjatë asaj kohe.
“Nuk më kujtohet nëse ka pasur këso lloj ankesa”, ishte përgjigja e Bajramit.
Ajo u pyet edhe për shpërndarjen e teksteve shkollore nga deputeti tjetër i pushtetit, Arbër Rexhaj.
Por edhe këtë herë, Bajrami tha se nuk ka qenë ministre në periudhën kur janë shpërndarë tekstet shkollore, pasi mandatin e ka marrë në shkurti dhe e ka përfunduar në qershor.
Raportimi i ish minstres Bajrami nuk zgjati shumë meqë deputetët e opozitës nuk bënë shumë pyetje e disa nga ta asnjë të vetme.