VV-ja kritikohet për mbështetjen e “pjesshme” të marshit “Liria Ka Emër”

Një reagim i Lëvizjes Vetëvendosje në mbështetje të marshit kundër gjykimit të krerëve të UÇK-së ka ngritur reagime. Kjo pasi në deklaratën e LVV-së përmendet vetëm anëtari i saj, Rexhep Selimi, ndërsa jo edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Organizatat e dala nga lufta thonë që nuk i njeh vlerat e luftës së UÇK-së

Tash e sa kohë është organizuar një për këtë të diel në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhën në Hagë.

Fillimisht, Kryeministri Kurti tha se nuk ishte njoftuar për këtë.

Pas kësaj, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje doli me një reagim ku ofroi mbështetje ndaj marshit, por emrin e vetëm që përmendi ishte ai i Rexhep Selimit, anëtarit të saj.

E, kjo nuk është që u bëri shumë përshtypje organizatorëve të këtij marshi.

“Ne e kemi pas dhe e kemi gjithëpërfshirjen për këtë marsh por njerëzit mund të vinë edhe për një arsye ose për një emër ose për shumë emra sepse liria ka shumë emra e unë nuk du me u ndalë në cilësime të përvetshme. Ne kemi dëshirë që atje të dërgojmë dashuri e solidaritet për secilin anëtar të UÇK-së. Secili le ta sheh nga prizmi i vet tash”, ka thënë Eliza Hoxha – “Liria ka emër”.

Ndërsa kritika të ashpra nga Vetëvendosjes ka Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

“Qëndrimi i Albin Kurtit dhe VV-së është një pafytyrësi e madhe nëse mund ta quajmë ashtu dhe kjo është një dëshmi që ky kryeministër nuk njeh interesat dhe vlerat kombëtare por njeh interesat personale, grupore dhe politike”, ka deklaruar Xhavit Jashari – Familjet e Dëshmorëve.

Nën sloganin “Liria ka emër” mbahet marshi për drejtësi në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë e ndaj të cilëve të hënën do të nisë gjykimi.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika