VV-ja kritikon heshtjen e Ramës për projektin e NPB-së: 17 mijë metra katrorë janë në rrezik

Pasi njoftoi se ka pranuar ftesën për në seancën, në të cilën pritet të vendoset masa e përkohshme ndaj projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore, lidhur me ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishtë”, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se heshtja e kryetarit Rama nënkupton tolerimin e krimit

Ilustrim

Shefi i Grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka thënë se 17 mijë metra katrorë të pronës publike janë në rrezik.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ajo ka pranuar ftesën për në seancën, në të cilën, pritet të vendoset masa e përkohshme ndaj projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore, lidhur me ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishtë”.

“Kushdo ka pritur që pas dorëzimit tonë në Gjykatën Themelore më 8 gusht, pas maksimum një jave të thirremi për seancën e sigurisë. Por jo, u deshtën 71 ditë që të thirrej seanca ku do të mbrohen 17 mijë metra katror pronë publike”, ka deklaruar ai gjersa ka thënë se “17 mijë metra katrorë prone publike janë në rrezik”.

Ndonëse në rrezik, ai ka thënë se heshtja e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po vazhdon ende.

“Edhe pas kësaj, po vazhdon heshtja e kryetarit të komunës, Përparim Rama, që paraprakisht, këtë ndëmarrje ua la në përkujdesje aksionarëve të PDK-së. Asnjë diskutim në Kuvendin Komunal nuk u lejua nga partitë e vjetra për këtë temë, as mandatin e kaluar e të njëjtën çasje po e ndjek edhe qeverisja PDK-LDK në kryeqytet, në këtë mandat”, ka deklaruar ai, gjersa ka thënë se heshtja nënkupton tolerimin e krimit.

Më 25 korrik, Shefi i Grupit të Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Leutrim Retkoceri, ka bërë të ditur se është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha.

Shkarkohet kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore

Ndërkaq, para 4 ditësh të datës së lartcekur, më 21 korrik, Ndërmarrja Publike Banesore njoftoi se Policia e Kosovës ka bastisur zyret e tyre. Këtë veprim, NPB-ja e kishte quajtur të paarsyeshëm.

Policia bastis zyret e NPB-së në Prishtinë: Kërkonin dokumente që i kemi dorëzuar para 5 muajve

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika